Qindra emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie

Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie të Spanjës të enjten, thanë zyrtarët, një ditë pasi u raportuan për vdekjen e më shumë se 30 emigrantëve atje.

Shërbimet e urgjencës informuan se rojet bregdetare emigrantët po udhëtonin me gomone pranë ishujve Lanzarote dhe Gran Canaria në Atlantik.

Një numër prej tyre u dërguan në spital për t’u trajtuar për lëndime jo serioze.

Të mërkurën, dy organizata bamirëse thanë se më shumë se 30 emigrantë mund të jenë mbytur pasi gomonja e tyre u fundos në Gran Canaria.

Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë, shkruan BBC.

Megjithatë, organizatat bamirëse Walking Borders dhe Alarm Phone – thanë se rreth 60 njerëz ishin në bord.

Helena Maleno Garzon nga Walking Borders u shpreh se 39 persona u fundosën, duke përfshirë katër gra dhe një foshnje, ndërsa Alarm Phone tha se 35 persona u zhdukën.

Edhe pse jashtë bregut perëndimor të Afrikës, Ishujt Kanarie janë pjesë e Spanjës dhe shumë migrantë udhëtojnë nga Afrika në arkipelag me shpresën për të arritur në Evropën kontinentale.

Rruga e migrimit Afrikë Perëndimore-Atlantik konsiderohet si një nga më vdekjeprurësit në botë dhe të paktën 543 migrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në këtë zonë në vitin 2022, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) të OKB-së.

IOM ka bërë të diur se ka pasur 45 anije janë fundosur atë vit, por ka pranuar se të dhënat janë të paplota.

Back to top button