Qindra turistë nga e gjithë bota të bllokuar në Machu Picchu

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota kanë mbetur të bllokuar në qytetin antik të Machu Picchu, sipas kryebashkiakut, pasi Peruja u zhyt në gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të presidentit të vendit.
Ish- presidenti Pedro Castillo u fajësua dhe më pas u arrestua në fillim të dhjetorit pasi njoftoi planin e tij për të shpërndarë Kongresin. Trazirat e shkaktuara nga arrestimi i tij kanë nxitur paralajmërime ndërkombëtare për udhëtimin në Peru.
Darvin Baca, kryebashkiaku i Machu Picchu, tha se peruanët, amerikanët e jugut, amerikanët dhe evropianët janë ndër udhëtarët e bllokuar.
“Ne i kemi kërkuar qeverisë të na ndihmojë dhe të vendosë fluturime me helikopterë për të evakuuar turistët”, tha Baca. E vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga qyteti është me tren dhe këto shërbime janë pezulluar deri në një njoftim të radhës” tha ai.
Trenat drejt dhe nga Machu Picchu , mjeti kryesor për të hyrë në Sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ndaluan të martën, sipas një deklarate nga PeruRail, operatori hekurudhor i Perusë në rajonet jugore dhe juglindore të vendit.
“PeruRail tha se ata ende po shqyrtojnë situatën,” shpjegoi Baca.
Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qytetarët amerikanë të bllokuar në Peru, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për CNN të premten.
“Ne po ofrojmë të gjithë ndihmën e duhur konsullore dhe po monitorojmë situatën nga afër. Për shkak të konsideratave të privatësisë dhe sigurisë, ne nuk do të hyjmë në detaje të mëtejshme rreth numrit të qytetarëve amerikanë që kanë kontaktuar,” shtoi zëdhënësi.
Ambasada amerikane në Peru tha në një deklaratë herët të premten se qeveria e Perusë po organizon një evakuim të të huajve nga Aguas Calientes, një qytet që shërben si pika kryesore e hyrjes në Machu Picchu.
“Ne do të lëshojmë një mesazh me udhëzime sapo të konfirmohet plani i ndihmës. Udhëtarët e vendosur në fshatin Aguas Calientes/Machu Picchu duhet të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale nëse zgjedhin të qëndrojnë në vend për ndihmë me udhëtimin në Cusco, si dhe ndonjë udhëtarët që mund të zgjedhin të udhëtojnë në këmbë”, shtohet në deklaratë./21Media

Back to top button