QMF-të e Prishtinës nga nesër s’do të kenë shërbime higjienike

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se që nga nesër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike pasi që kompanisë aktuale i ka skaduar kontrata sot.

Azemi ka thënë se disa herë është punuar edhe pa kontrata, me qëllim që pacientëve të u lehtësohet vizitat në QMF-të e Prishtinës, por komuna nuk është përgjigjur për pagesë asnjëherë.

“Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare , pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata ,dhe ne disa her kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në qmf , por komuna asnjiher nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në qmf e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër nora 10 .00 kryetari i Federatës do të vizitoi QKMF në Prishtinë”, ka shkruar Azemi në “Facebook”./21Media

Back to top button