Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit derdhën qumështin tek rrethi i “Dragodanit” meqenëse atyre nuk iu lejua protesta tek Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, pas derdhjes së qumështit në rrugë protestuesit në këmbë ia mësynë Qeverisë së Kosovës. Tashmë ata janë ulur këmbëkryq para qeverisë, të cilët po presin të takohen me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Protesta e sotme vjen si shkak i injorimit të kërkesave për largimin e produkteve me vaj palme.

Ndërsa, mëngjesin e sotëm kryeministri Avdullah Hoti ka takuar përpunuesit e qumështit, ku pas takimit i pari i Qeverisë tha se u dakorduan që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 përqind të çmimit që është në stok.