Qytetarët ankohen në rritje të çmimeve, bujqit thonë se po dëmtohen më së shumti

100 euro të hyra mujore janë fyese për një jetesë modeste, krahasuar me katrahurën e shtrenjtimeve tash e sa kohë, thonë pensionistët. Njëri nga ata që për ditë e më shumë po vuan këtë situatë sociale është edhe Nehat Osmani.

“…shtrejt sa dush për neve, i marrë 100 euro penzi unë, 60-70 cent bostani, 10 kg 6 euro, ku mi marrë me ble, e po na hahet, patligjanat janë shtrejtë, specat boll shtrejtë, spo di une, pemtë po ka 1,50 krejt…”

“…çmimet sigurisht që janë të larta por na s’kemi tjetër zgjidhje sepse s’kemi tjetër zgjidhje, prandaj jemi të detyrum me këto cmime, p.sh një anej e kishte 3 euro, tjetri ma lart 3.50…spinaqin…”

Për një situatë të rënduar sociale në vend flet edhe bujku nga Rahoveci, i cili kultivon pemë dhe perime.

“…kilogrami i specave është 60 deri në 65 cent. Do mrezha që i mushim na i shesim këtu tregtarëve 1,30 mrezha, kurse bostani 1,30-35…”

Sipas tregtarit, Rrahim Sopa, shtrenjitmet e sivjetme janë pasojë e mungesës së madhe të pemëve dhe perimeve pas dëmeve që u shkaktuan nga moti I lig.

“…shalqinin e ka dëmtu i ftohti shumë, e speca, domate e këto i kena krejt të bahçes tonë, kemi lloj lloj tonat kapak. Somborkat janë të mira 1,50 kg, kemi p.sh edhe 1,30 këto të kuqen djegës, padjegësi gati u shitë herët e kanë ble, se s’ka, mungesë, ka 2 euro u shku kilogrami. Koha e ka ba t’vetën se ka shumë pak të mbjelluna sivjet. Ndikon koha se kanë mbjellë shumë pak…i kanë mbjellë gjinja jau ka prishë të ftohti, tani kanë pritu mi mbjellë i kanë lanë gjinja, edhe e kanë ndërpre, 10% s’ka ma shumë të mbjelluna, a vjet ka pasë 100% të mbjelluna ma shumë, ajo ndikon shumë tani ma pak që ka, se po lypet shumë…”

Një tjetër tregtar konsideron se çmimet janë rritur edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

“…arsyeja e ngritjes së çmimit është se po vijnë këta të jashtit, e malli po shkon edhe në Shqipëri. Ma shumë po rriten çmimet e specave edhe të patlixhanave, specat janë kanë 1.20 e tashti 1.60, pak me u shitë hypet edhe brenda një dite, brenda një ore lëvizë çmimi…”

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e pemëve dhe perimeve kanë shënuar rritje për 11.3%./21Media

Back to top button