Inatet e Kosovës me Shqipërinë vonojnë zbatimin e marrëveshjeve

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu i tha RTV21, se shumica dërrmuese e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria Kurti, kanë gjetur zbatim të plotë ose janë drejtë finalizimit. Por sipas tij, marrëveshjet e vitit 2023 po vonojnë të nisin zbatimin për shkak të siç tha ai, nënshkrimit në distancë të marrëveshjeve.

“… Ju rikujojmë se në muajin korrik 2023, janë nënshkruar edhe 12 marrëveshje dhe 1 deklaratë e përbashëkt. Për shkak të nënshkrimit në distancë, meqë mbledhja fizike nuk u mbajtë, gjatë muajit të kaluar janë ndjekur procedurat e komunikimit përmes kanaleve diplomatike, çka fatkeqësisht ka vonuar edhe fillimin zbatimit të tyre. Ju informojmë se 10 nga marrëveshjet e nënshkruara hyjnë në fuqi pas nënshkrimit, ndërsa 3 marrëveshje do të hyjnë në fuqi pas përfundimit të procedurave të miratimit ose ratifikimit.”

Ish diplomati, Tomor Avdiu, thotë se zbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur peng mes dëshirës dhe zbatimit në realitet, për shkak ftohjes së marrëdhënieve ndërinstitucionale

Që nga viti 2014, Kosova dhe Shqipëria kanë nisur mbledhjet e përbashkëta dhe prej atëherë janë nënshkruar dhjetëra marrëvehsje, shujica prej të cilave pa një efekt në zbatim. Njohësi i diplomacisë Jeton Halimi, thotë se marrëveshjet nuk mund të realizohen pasi që ka inate mes dy kryeministrave

“ …mendoj se këto marrëveshje nuk zbatohen prej kryeneçësisë së z.Kurti dhe hatër mbetjes per mos zhvillimin e mbledhjes se dy qeverive që u anulua për shkak të inateve politike, dhe mendoj që këto do të reflektojnë edhe në sferën politike dhe mendoj që Kurti- Rama duhet ti thirin mendjes dhe të ulen të mendojnë se si këto vende të kenë një të ardhme më të mirë”

Marrëveshjet e nënshkruara ndër vite kanë pasur qëllim për një qeverisje të përbashkët dhe në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve. Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë se deri më tani asnjë marrëveshje nuk ka gjetur zbatim dhe se sipas tij nënshkrimi i tyre bëhet vetëm për të ushqyer frymën patriotike

“Edhe pse kemi qindra marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë fatkeqësisht nuk po gjejnë zbatim, dhe gjendja është pothuajse sikur të mos është nënshkruar asnjë marrëveshje, akoma bizneset e Kosovës i nënshtrohen një skaneri të vendosur në kufi nga ana e Shqipërisë, pastaj pagesa për autostradë për qytetarët e Kosovës, dmth marrëveshje Kosovë- Shqipëri ka por mundon zbatimi i tyre në terren…”

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në qershor u anulua një ditë përpara mbjatjes së saj nga Kryeministri Edi Rama, me arsyetikin se Kosova është në një periduhë të përplasjes së fortë me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e tensioneve në veri të saj,./21Media

Back to top button