Qytetarët e Deçanit të zhgënjyer me qeverinë për çështjen e Manastirit
Qytetarët në komunën e Deçanit dhanë kritika të ashpra në drejtim të qeverisë pas kërkesës për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila përcaktoj pronësinë e pronës 24 hektarësh për rreth manastirit të Deçanit. Frika më e madhe e tyre është se do të ju mbyllet rruga që i lidhë me Malin e Zi. Kritika pati edhe shoqëria civile në Deçan sipas tyre nuk bëhet fjalë për 24 hektar por për 700 hektar tokë për të cilat siç thonë do të vendosë kisha ortodokse me bazë në Beograd.
Një maratonë juridike dhe politike e cila nisi mbi 20 vjet më parë për pronën 24 hektarëshe në manastirin e Deçanit i erdhi fundi, kjo pasi që kryeministri Kurti të mërkuren e 13 marsit i ka kërkuar agjenxcisë së kadastrit që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila me një vendim të saj i dha të drejtën e pronësisë manastirit të Deçanit konkretisht kishës ortodokse serbe.
Qytetarët e komunës së Deçanit shprehen të mllefosur pas mbylljes së këtij kontesti në favor të Manastirit.
“Ka me na bo doganë aty kufi ka me na bo deri vonë sna kanë lanë me hi në Gushavc”, tha për rtv21 një qytetar.
“Vendim ma t’keq n’Kosovë nuk ka pasë”, tha një qytetar tjetër.
“Katastrofë”, u shpreh një qytetar tjetër.
Edhe shoqëria civile në këtë komunë shprehet e indinjuar, duke thënë se prona 24 hektarëshe u takon ndërmarrjeve publike Apiko dhe ish-hotelit Iliria. Përveç këtyre shoqëria civile ngre shqetësimin se në bazë të këtij aktgjykimi të Kushtetueses mund të hapen probleme edhe për shumë prona tjera në këtë komunë.
“Këtu nuk bëhet fjalë veç për 24 hektarë këtu janë 700 hektarë për të cilët do të vendosë Sava Janjiqi me veto dhe kisha ortodoske serbe e Beogradit”, tha Adem Lushaj nga shoqëria civile.
Pas mbështetjes që i dha këtij vendimi komunitetit ndërkombëtar, të entjen në Manastirin e Deçanit për vizitë ishte edhe emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëdnimor Gabrel Escobar bashkë me ambasasdorin Xhefri Hovenier.
Manastiri i Deçanit daton që nga vitit 1335 dhe UNESCO e ka shpallur pjesë të trashëgëmisë botërore që nga viti 2004./RTV21/21Media