Qytetarët presin në radhë për t’u testuar

Edhe gjatë ditës së sotme qytetarët ia kanë mësyrë tendës që është e vendosur tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për t’u testuar.
Interesimi i qytetarëve erdhi menjëherë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.
Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.
E për të parandaluar përhapjen e virusit institucionet shtetërore kanë vendosur masa kufizuese, madje qytetarëve po u kërkohet edhe që të vaksinohen. Tashmë në vend ka filluar edhe vaksinimi me dozën përforcuese dhe atë të tretë antiCOVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus, e ku numri më i lartë është në Prishtinë./kp

Back to top button