Qytetari dorëzon kuletën e humbur, Policia ia gjen pronarin

Policia e Kosovës njoftoi se një qytetar në Viti kishte gjetur një portofol me dokumente personale dhe para në vlerë prej 321 eurove, të cilat i ka dorëzuar në stacionin policor.

Policia bëri të ditur se nëpërmjet rrugëve operative është gjetur personi që i kishte humbur portofoli dhe i është kthyer.

Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25nё Stacionin Policor në Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang zvicerane. Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të. Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin policor.

Policia i ka apeluar qytetarët për bashkëpunim si në raste të tilla.

Back to top button