Qytetari dorëzon në polici të hollat e gjetura

Një qytetar ka gjetur një shumë të caktuar të hollave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.
“Kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur). Lusim, pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka falënderuar qytetarin F H, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura./21Media 

Back to top button