Mehaj i ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë së mbrëmshme në Tetovë

 
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Tetovë.
Mehaj ka thënë se Ministres së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, i ka ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarëve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka thënë Mehaj.
Ndryshe, nga Mjekësia Ligjore në Shkup për TV21 bënë të ditur se nga Tetova janë sjellë 14 viktima./21Media

Back to top button