Qytetari nga Klina kultivonte bimë narkotike dhe mbante armë në shtëpi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili nga njësitë policore është zënë në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike të cilat i kishte kultivuar.
Ngjarja ka ndodhur në të enjten rreth orës 12:05 në Klinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 6 bimë të llojit kanabis sativa, ndërsa gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. dhe një palë dylbi të armës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media