Qytetari nga Prishtina mori dyer në vlerë 12 mijë euro, por nuk i pagoi
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në Prishtinë.
Një person ka raportuar dje se i dyshuari i kishte marrë disa dyer nga ankuesi në vlerë 12 mijë euro, të cilat nuk i kishte paguar sipas marrëveshjes.
I dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media