Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Istog

 
Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti ka ndodhur dje në Istog.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur  pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal  njësitë relevante policore  dhe ekipi mjekësor ku  dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, bëhet e ditur në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./21Media

Back to top button