Arrestohet një person për ”Posedim të paautorizuar të narkotikëve”

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një mashkull kosovar nga Ferizaj, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale, ”Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
”Njësitet policore kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke udhëtuar, gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një qese dhe tri cigare të mbështjella me substancë që dyshohet të jetë marihuanë në peshë 3.33 gramë, një mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button