Qytetarit nga Mitrovica e Veriut i vendoset mbishkrimi “UÇK” në veturë, nisin hetimet

Një qytetar nga Mitrovica e Veriut ka raportuar të dielën në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën dhe i kanë lënë një mbishkrim “UÇK” në të.

Sipas njoftimit policor, të njëjtin mbishkrim ankuesit ia kanë vendosur edhe në hyrje të ndërtesës së tij, derisa u bë e ditur se kanë nisur hetimet.

Rasti është iniciuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe është duke u hetua./21Media

Back to top button