Vdiq pianisti i njohur i xhazit, Ahmad Jamal

Në moshën 92 vjeçare ka vdekur pianisti i njohur i xhazit, kompozitori dhe lideri i grupit, Ahmad Jamal.
Jamal sipas vajzës së tij vdiq shkaku i kancerit të prostatës.
Ahmad Jamal ishte një mik i përjetshëm i ikonës së xhazit Miles Davis dhe ndikoi në një brez muzikantësh.
Ai ishte i njohur për një stil të rrallë.
Jamal, i cili e quajti xhazin “muzikë klasike amerikane”, tha gjatë jetës së tij se i pëlqente të nderonte ato që ai i përshkruante si hapësira në muzikë.
Ai e filloi karrierën e tij të xhazit prej shtatë dekadash si adoleshent në epokën bebop të spektaklit virtuoz – por stili i tij evoluoi me shpejtësi./21Media