Qyteti kinez po tenton të testojë mbi 14 milionë banorë brenda 48 orësh

Qyteti kinez, Tianjin po synon të testojë 14 milionë banorët brenda 48 orëve të ardhshme, pas zbulimit të një grupi rastesh të reja me Covid-19.
Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi derisa të testohen dhe duhet të japin një rezultat negativ për të marrë lejen shëndetësore të nevojshme për të përdorur transportin publik.
Nga 20 rastet e zbuluara, dy janë me Omicron.
Kina po ndjek një politikë zero-Covid, e cila synon të zhdukë sëmundjen në komunitet.
Ndryshe nga pjesët e tjera të botës, të cilat janë hapur pas fushatave të vaksinimit, Kina i është përgjigjur një numri të vogël të rasteve lokale me testime masive dhe bllokime të rrepta, transmeton rtv21.tv
Organizatorët e Lojërave Olimpike po operojnë një qark të mbyllur, në të cilin pjesëmarrësit e lojërave mund të largohen vetëm nëse hyjnë në karantinë ose largohen nga vendi.
Banorët e Pekinit janë këshilluar të shmangin afrimin e automjeteve të përdorura për të transportuar njerëzit drejt dhe nga lojërat, raporton Reuters.
Në Tianjin, ka radhë të mëdha njerëzish që presin të testohen.
Përgjigja ndalon para masave më të rrepta që shihen në qytetet Xi’an dhe Yuzhou, të cilat janë të dyja nën izolim./21Media

Back to top button