Kaloni te përmbajtja kryesore

Qyteti Volnovakha ‘nuk ekziston më’

 
Qyteti në juglindje të Ukrainës, Volnovakha, është shkatërruar plotësisht që nga pushtimi rus, thotë guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko.
Ai tha që që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti efektivisht nuk ekziston më, shkruan BBC.
“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më”, tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.
Por ai tha se luftimet vazhdojnë atje për të parandaluar një rrethim rus të territorit të rëndësishëm strategjik.
Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë granatimesh, raketash dhe sulmesh ajrore, duke shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button