Rachel Zegler do të marrë pjesë në Oscars 2022

Aktorja e West Side Story, Rachel Zegler do të marrë pjesë në Oscars 2022, pavarësisht dramës që u krijua kur ajo tregoi se nuk ishte e ftuar.
Zegler luan në rolin e Marias.
Më herët gjatë kësaj jave ajo tha se do ta shikojë ceremoninë nga shtëpia, por tashmë është shtuar në listën përfundimtare të yjeve që do të japin çmime.
20 vjeçarja aktualisht është në xhirime të filmit të Disney “Snow White”.
Ajo u shpreh shumë e lumtur që mund të jetë pjesë e ceremonisë dhe ka nderin të hap zarfin e bardhë./21Media

Back to top button