Rada Trajkoviq akuzon Vuçiqin për keqinformim të serbëve
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për serbët nga Kosova, Rada Trajkoviq ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Ajo përmes rrjetit “Twitter” ka akuzuar presidentin e Serbisëm Aleksandar Vuçiq për keqinformim të serbëve në veri.
“Ju nënshkruat një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, që sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultati i së cilës ka qenë duke u implementuar në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementeve kriminale në teren dhe “satelitëve” politikë të Listës Serbe. Do të mësoj çfarë është shtetësia një herë, ndale keqinformimin e serbëve në veri dhe tregoju të vërtetën”, ka shkruar Trajkoviq.
Ajo shtoi se këto veprime nga ana e Prishtinës, janë pasojë e veprime të presidnetit Vuçiq.
“Ngjarjet e sotme janë shkak i veprimeve tua që tani po i përdor Prishtina, mjaft e destabilizuat komunitetin tonë me intriga dhe gënjeshtra”, shkroi Trajkoviq.