Radhë të gjata në bankomate dhe pikat e benzinës pas shpërthimeve në Ukrainë

Ukrainasit u zgjuan nga gjumi nga zhurmat e bombardimeve ruse, të cilat ishin parashikuar prej kohësh.
BBC raporton se në Ukrainën lindore ka tension, pasiguri dhe frikë.
“Ne pamë radhë në bankomate dhe në pompat e benzinës në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut. Ndërsa priste të mbushte Ladën e tij, Sergei Barleez na tha se donte të ishte gati të largohej me familjen e tij për çdo rast. Gruaja e tij u ul në sediljen e pasme me djalin e tyre të mitur. Një nënë e re e quajtur Natalia – me vajzën e saj dyvjeçare në një karrocë fëmijësh – u trondit dukshëm teksa na tha se kishte dëgjuar shpërthimet gjatë natës”, raporton BBC.

Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Shtatë persona raportohet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse./21Media

Back to top button