Radman: Kroacia mbështet çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

(Lajm i përditësuar)

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në një konferencë të përbashkët me Gërvallën theksoi se kanë biseduar për temat e fundit politike dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Kryediplomati kroat përshëndeti vendimin e liberalizimin e vizave të Kosovës dhe procesin për anëtaësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjithashtu kemi theksuar se Kosova dhe Kroacia janë shtete mike, Kroacia është ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, rezultati është edhe në vizitat bilaterale. Kjo vizitë pas 2 vitesh është që të përforcojmë akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Në bisedë gjithashtu e dhashë mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, gjithashtu kemi përshëndetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjithashtu e përshëndesim vendimin e Këshillit të Evropës. Shpresoj se kjo do të rregullohet në një periudhë të shpejt dhe ta shohim Kosovën anëtare së shpejti. Ky do të jetë hap i madh për Kosovën, si dhe Kroacia mund të jap kontribut të veçantë”, u shpreh Radman.

Ai tha se për dialogun Kosovë-Serbi presim avancim të marrëdhënieve, të gjitha palët presin hapat të mëtejmë.

“Lidhur me këtë përshëndesim marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për personat e pagjetur. Shpresoj se do të zgjidh problemet me personat e pagjetur. Kroacia që 30 vite është duke kërkuar mbi tre mijë persona të zhdukur”, shtoi Radman.

Gërvalla falënderon Kroacinë për mbështetjen që i dha Kosovës drejt KE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka falënderuar në takim homologun kroat, Gordan Grliq Radman, për përkrahjen e Kroacisë, derisa tha se janë pajtuar që procesi i zgjatur padrejtësisht i vizave, ka përfunduar për qytetarët e Kosovës.

Ajo deklaroi të martën se me homologun kanë biseduar për perspektiven evropiane të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që sipas Gërvallës, ka filluar të marrë formë.

“E falënderova për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë për aplikimin në Këshillin e Evropës. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës për anëtarësimin në BE për aplikimin e që ka filluar të marrë formë. Biseduam gjithashtu edhe për konsultimeve politike që do t’i kemi pas disa javësh. Nga kjo konferencë do të shkojmë në Janjevë ku së bashku me kroatët me qytetarët e Janjevës do të festojmë me ta”, tha ajo.

Gërvalla e pret në takim kryediplomatin kroat

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla

Kryediplomati kroat sot takohet me Kurtin dhe Gërvallën

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit bilateral që pritet të fillojë nga ora 08:30 të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla./21Media

Back to top button