Rahoveci mirënjohës për luftën heroike

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Përkujtohen dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaçi

Në bjeshkët e fshatit Doberdolan të Komunës së Suharekës, u shënua 18-vjetori i rënies së dëshmorëve Enver Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit dhe Shefki Thaçi nga fshati Rugovë i Komunës së Gjakovës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi në fjalën e tij të mbajtur në këtë tubim tha se nuk ka qenë e lehtë çlirimi i vendit , pasi që ka qenë një luftë shumë e pa barabartë e përgjakshme me një armik i cili ka vrarë fëmijë gra dhe pleq , por ka bërë edhe një gjenocid  duke  djegur vendbanimet  dhe gjithçka qe ka qene prone e jona në token  tonë .

Kryetari i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, Vajdin Berisha tha se sot janë mbledhur për t’i nderuar këta dëshmorë për veprën e tyre, sakrificën e tyre dhe gjakun e tyre sepse këta kanë bërë shumë për ne.

Në anën tjetër, kryetar i OVL e UÇK dega në Rugovë, Nexhmi Berisha, tha se gjithmonë duhet të kemi respekt për familjet e dëshmorëve Shefki Thaqi  dhe Enver Duraku, andaj duhet bërë nderime luftës heroike dhe sakrificës që kanë dhënë bijtë e juaj dhe shokët tanë bashkëluftëtarë./21Media