Raketa ruse goditi një ndërtesë banimi në Mykolaiv, tre të vdekur

Të paktën tre persona raportohet se vdiqën pasi një sulm me raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mykolaivit.

Autoritetet lokale thanë se pesë persona u plagosën gjithashtu në sulm dhe se nisi një përpjekje shpëtimi për të mbijetuarit.

Kryebashkiaku Oleksandr Senkevych informoi se tetë raketa goditën qytetin dhe u kërkoi banorëve të evakuohen.

Fotot nga vendi i ngjarjes treguan tym që dilte nga një ndërtesë katër katëshe me katin e sipërm pjesërisht të shkatërruar, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Mykolaiv, 100 km (62 milje) në veri-perëndim të Khersonit, ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse që nga fillimi i luftës./21Media

Back to top button