Raketat ruse godasin infrastrukturën ushtarake në Lviv
Një sulm raketor ka goditur infrastrukturën ushtarake në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ka thënë guvernatori i rajonit Maxim Kozitsky.
“Katër raketa armike goditën një nga infrastrukturat ushtarake në rajonin e Lviv. Objekti është shkatërruar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima. Askush nuk kërkoi ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Komanda Ajrore Rajonale “Perëndim” e Forcave Ajrore të Ukrainës ka thënë në një postim në rrjetet sociale se disa raketa u lëshuan nga Deti i Zi në rajonin e Lviv.
Dy nga raketat u shkatërruan përpara se të goditnin objektivat./21Media