Raketat ruse godasin qytetin Zaporizhzhia të Ukrainës

Raketat ruse goditën qytetin juglindor të Zaporizhzhia dhe periferitë e tij gjatë natës të së mërkurës, sipas Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia.
“Rreth shtatë raketa S-300 u lëshuan … Fatmirësisht nuk ka viktima”, tha Starukh në Telegram herët të mërkurën.
Punonjësit e shpëtimit nxorrën tre persona nga rrënojat pasi një ndërtesë banimi në një fshat afër Zaporizhzhia u dëmtua në sulm.
Të mërkurën, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi gjithashtu nëntë drone iraniane Shahed-136 mbi Mykolaiv aty pranë, të cilët po përdoreshin nga Rusia për të sulmuar rajonin jugor.
Sulmet e fundit në Zaporizhzhia vijnë pasi Rusia nisi sulmet me raketa në disa rajone të Ukrainës të martën, ditën e dytë të bombardimeve të rënda që synojnë infrastrukturën e vendit. Qyteti është i kontrolluar nga Ukraina, por shtrihet në një rajon të pushtuar nga forcat ruse, jo shumë larg vijës së frontit dhe vendit të një termocentrali bërthamor që komuniteti ndërkombëtar po e shikon me kujdes. Rajoni i Zaporizhzhia është një nga katër zonat e Ukrainës që Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar masat për të aneksuar, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare./21Media

Back to top button