Rama dhe Abazoviq takohen me Zelenskyn

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet e takimit me kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Dy kryeministrat shqiptarë janë takuar me presidentin ukrainas dhe më pas kanë mbajtur edhe një tryezë të përbashkët.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Zelensky në “Facebook”.

Më herët, kryeministri shqiptar, Edi Rama kishte publikuar pamje nga vizita e tij në Ukrainë./21Media

 

Back to top button