Amber Heard: Ende e dua Johnny Deppin

Amber Heard po çudit me deklaratat e saj pas përfundimit të gjyqit mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj, aktorit Johnny Depp.
Heard duket se ka frikë se mund të paditet sërish nga Depp edhe pse pranon se ajo ende e do atë.
Kjo u zbulua në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive të Heard për NBC Neës.
“Unë e dua atë. E kam dashur me gjithë zemër. U përpoqa të bëja më të mirën që munda për të funksionuar një marrëdhënie thellësisht e prishur dhe nuk munda. Nuk kam aspak ndenja keqdashëse ndaj tij. Unë e di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose mund të jetë e lehtë për t’u kuptuar nëse thjesht e keni dashur ndonjëherë dikë“, u shpreh Heard.
Kujtojmë që, nga gjyqi gjashtë javës mes Heard e Depp, ky i fundit fitoi dhe u shpërblye me miliona dollarë./21Media

Back to top button