Superliga e Shqipërisë, kampioni pret në shtëpi Vllazninë

Superliga e Shqipërisë do të rikthehet sot me vetëm një ndeshje, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të sezonit të ri 2022/23.
Me fillim nga ora 16:00, kampioni i Shqipërisë, KF Tirana do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër skuadrës së Vllaznisë.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Tirana e ka mposhtur me rezultat 2:0 Egnatian, kurse Vllaznia ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Kukësit.
Momentalisht, pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara, Tirana zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej katër pikë, krahas Vllaznisë që renditet e gjashta me tri pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj, ku asokohe skuadra e Tiranës ka regjistroi fitore me shifrat 3:1.
16:00 KF Tirana – Vllaznia (Stadiumi Selman Stermasi).

Back to top button