Rama: Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Rama ka thënë se takimi, përveç se ishte njoftues me Drejtorin e ri, kishte edhe një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Pas takimit, përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka njoftuar se në kryeqytet po formohet Drejtoria e Policisë.

“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. Sot takova Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi, përveç se ishte njoftues me Drejtorin e ri, kishte edhe një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kryeqytetin dhe qytetarët tanë, pra formimin e kësaj Drejtorie. Kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në #Kryeqytet. Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori. Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button