Rama e informoi Begajn për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot takoi presidentin Bajram Begaj.
Pas takimit, Rama tregoi se presidentin Begaj e informoi për çështjet kryesore të këtij viti qeverisës.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.”, shkroi Rama në Facebook.

Back to top button