Rama: Falenderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua kurrë në rrugën evropiane!

Në një konferencë për media me kryeministrin maqedonas dhe presidenten e Komisionit Evropian, kryeministri Edi Rama nga Brukseli falënderoi ish-kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron.
Ai falënderoi edhe popullit shqiptar, për të cilin tha se nuk u dorëzua kurrë dhe nuk rreshti së ëndërruari rrugën evropiane.
“Dua të falenderoj Merkel pa të cilën sot nuk do të ishim këtu. Ajo ka ditëlindjen dhe i uroj të gjithë të mirat. Sigurisht që nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze që kanë punuar pa lodhur deri në zhbllokimin e një situate absurde. Faleminderit të gjithëve, sidomos popullit shqiptar që kurrë nuk u dorëzua dhe nuk rreshti së ëndërruari rrugën evropiane.Ne e dimë se ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Situata është kështu si është dhe ne na duhet të bëjmë një Shqipëri evropiane në një Ballkan perëndimor dhe të hapur”, ka thënë Rama.

Procesi i këtyre dy vendeve ishte bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. E Shqipëria ishte futur në një pako me Shkupin zyrtar.
Ngërçi me Bullgarinë u zgjidh të shtunën, kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që tejkalon mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve për gjuhën dhe historinë.
Maqedonia e Veriut ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE nga viti 2005, kurse Shqipëria nga viti 2014./21Media

Back to top button