Stresi thotë se ka nevojë për qetësi

Rap-artisti nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka bërë një njoftim së fundmi për fansat. Ai përmes një postimi në Instagram ka treguar se ka unular mbrëmjet muzikore.
Arsyeja e këtij vendimi sipas tij, është nevoja që ai ka për qetësi, shkruan rtv21.tv
“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë klubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin kam nevojë për qetësi”, ka shkruar ai në Instagram.

Projekti i fundit nga Stresi mbetet ”CoCo ” të cilën e ka publikuar në bashkëpunim me FLOR BANA . Ky projekt deri tani në YouTube ka arritur mbi 2 milionë klikime. /21Media

Back to top button