Rama: Hashimin e kam si vëlla, më kishte marrë malli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Teksa u takua me familjarët e Thaçit i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, Rama shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçit në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.
Rama në rrjetet sociale ka publikuar një video të realiuar gjatë vizitës.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, tha ndër tjera Rama.

Rama në familjen Thaçi u prit nga djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endriti.
I pari i Shqipërisë gjatë kësaj vizite pranoi një dhuratë, flamurin kombëtar kuq e zi./21Media
Back to top button