Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama i bindur: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për të parin e Prishtinës, le të dal vetë si kandidat

(Lajm i përditësuar)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 i ka bërë një kërkesë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e ftuar që të kandidojë vetë për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme.

Rama u shpreh i bindur se do ta mposhtte në një përballje direkte Kurtin.

”Unë i kisha sygjeru Albin Kurtit që të kandidoj se e di që e don shumë pozitën e kryetarit të Kryeqytetit kështu që mos me shti dikë aty vec me humb me djeg po vetë me kandidu mas mirti, unë mendoj që Albin Kurtit nuk i intereson zhvillimi i kryetqytetit, zhvillimi ekonomik apo urban i një zone, i intereson historia i intereson filozofia kshtu që nuk kam asnjë dyshim se e mundi në Kryeqytet”, tha Rama.


Rama konfirmon kandidimin për një mandat të dytë: “Askush nuk më ndal”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka konfirmuar zyrtarisht se do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit.

Rama tha se pavarësisht sfidave dhe pengesave politike, është i vendosur të vazhdojë punën dhe projektet për zhvillimin e qytetit.

”Unë qytetarëve ju kërkoj me reflektu dhe me pa që përkundër këtyre probelemeve nuk ka pasur zhvillim më shumë. Ne nuk ndalim dhe askush nuk ka që na ndal përveç votës së qytetarëve. Po, do të jem kandidatë për kryetarë të Prishtinës. Unë i besoj elektoratit besoj që ata shohin”, tha Rama, teksa u shpreh i bindur në fitore ”Patjetër që do të bëhem”.


Rama akuzon ministrin në detyrë Çekun, ”Ne i kemi ndihmuar dikur” 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka akuzuar ministrin e Kulturës në detyrë, Hajrulla Çekun, për shpërndarje të gënjeshtrave dhe mungesë bashkëpunimi në projekte kyçe për kryeqytetin.

“Ky njeri, kur ka ardhë tek ne me kërku hapësira për teatrin, ne kemi qenë të hapur dhe i kemi ofru hapësira dhe kemi bashkëpunuar, por edhe për disa projekte tjera. Ne e presim për disa kohë dhe ky nuk i realizon ato projekte. Por ja që ky ministër, që ne i kemi ndihmuar për çdo send, del flet gënjeshtra të cilat normal që e shpërfillin karakterin e tij. Ka gënjyer edhe për gjëra të tila,” tha Rama.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka thënë se përkundër thirrjeve për bashkëpunim rreth projekteve strategjike si Unaza e Kryeqytetit dhe Fshati Olimpik, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka kushtëzuar atë gjithçka me përfshirje politike në Vetëvendosje.

”Po, normal ishte takimi. Unë kam kërkuar që çdo herë të takohem me Kurtin për çështjen e kryeqytetit. Në shtator të vitit 2023, kur ne e morëm drejtimin që të jemi nikoqir të Lojërave Mesdhetare, i thashë dhe ju luta që tash e kemi për detyrë që të bashkëpunojmë. Na vynë unaza e kryeqytetit, na vyn fshati olimpik, na vyn zhvillimet e infrastrukturës dhe ju lutem mos i bllokoni. Tha: ‘Eja me neve dhe s’ka problem’. I thashë: ‘Si me neve? Unë jam me neve. Kush është neve? Neve jemi të gjithë. Unë nuk po du me bisedu me kryetarin e VV-së, por me kryeministrin e Kosovës. Atu shihet se kryeministri në detyrë nuk sheh as Kosovë, as Shqipëri, as shqiptarë, as asgjë përtej ku është VV-ja. Deri ku është VV-ja është Kosova, deri ku është VV-ja është Shqipëria. Kjo është një ideologji e mangët, një ideologji që i ka kaluar koha. Është autokraci. Ai nuk don demokraci, por autokraci. Kjo është rrezik i madh për vendin tonë,” tha Rama.


Rama thotë se po rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare për shkak të ngërçit politik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar se mosfunksionimi i institucioneve dhe bllokimi i projekteve infrastrukturore nga ana e Qeverisë mund të rrezikojë seriozisht mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

”Edhe për Lojërat Mesdhetare, sepse me këtë mos krijimin e insitiucioneve edhe kjo mundet me qenë në rrezik, kjo infrastrukturë na duhet nga dje, por kta po luajnë lojëra. Normal që nëse vazhdon ky proces dhe ne nuk krijojmë insititucone janë në rrezik”, tha Rama.


”Dy fajtorët”, Rama: Kurti dhe Murati po i bëjnë dëm Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama në ”Click” të RTV21 tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri detyrë i Financave, Hekuran Murati, po pengojnë realizimin e projekteve strategjike infrastrukturës kryeqytet.

”Për Unazën e Kryeqytetit, Albin Kurti dhe Hekuran Muarti janë dy fajtorët. Ma merr mendja që është Kurti se Hekuran Murati është i drejtuar nga Kurti”, tha Rama.

Rama tha se ndonëse komuna ka siguruar fonde – përfshirë edhe grante për projekte kyçe si Unaza e Kryeqytetit, rruga A dhe platforma që lidh Arbërinë me Pallatin, Qeveria nuk po i lejon të ecin përpara.

“Infrastrukturë që i ka munguar kryeqytetit, kemi investime të shumta nga sektori privat që 20 vite, derisa nuk kemi pasur investime strategjike në infrastrukturë në kryeqytet. E kemi Rrugën A, e cila është duke u zhvilluar, Rrugën B që lidhet me Rrugën A, e kemi unazën e brendshme që është në përfundim e sipër. Kemi punë në të gjitha pjesët e qytetit, i lus qytetarët që të kenë konsideratë. Platforma që e ndërlidh Arbërinë me Pallatin, edhe kjo bllokohet nga Qeveria. Unaza e Kryeqytetit, një projekt madhor që e kemi bërë gati, që ka qenë projekt i fjetur, e kemi bërë të gjallë, e kemi krijuar projektin derisa i kemi pasur fondet. Gjysma e këtyre fondeve kanë qenë grante – do të thotë pare falë, derisa Ministri Murati nuk e lejon që ky proces me shku përpara”, tha Rama.


Rama: Po na ndalin projektet më të mëdha të Prishtinës, kanë frikë nga puna jonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka akuzuar Ministrinë e Kulturës dhe institucionet vartëse të saj për bllokim të qëllimshëm e joligjor të projekteve strategjike të kryeqytetit.

”Ministria e Kulturës, e shfrytzon institucionin e IKMM-së, për me na e ndal rrugën Agim Ramadani, me na e ndal platformën Pallat-Arbëri, me na e ndal sheshin “Xhorxh Bush” në dokumenta të cilat nuk janë ligjor, të cilat janë drafte, dokumente që unë i di më mirë se ata se jam marrë me to. Projekte të cilat vetëm ia ngritin vlerën kryeqytetit”, tha Rama ndër tjera.

Ai tutje tha se ndërhyrjet nga ministri në detyrë, Hekuran Murati, dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve po pengojnë zbatimin e projekteve kyçe si nënkalimi “Agim Ramadani”, platforma “Pallat-Arbëri” dhe sheshi “Xhorxh Bush”.

”Ministri në detyrë i Kulturës, Hekuran Murati shfyrtëzon inistutucionet e veta vartëse për me blloku në mënyrë jo ligjore punimet”, tha Rama

”Kemi fillu me nenkalimin ”Agim Ramdanin” për të cilin e kemi kërkuar lejën. NA zhagatin neve një vit e më shumë dhe na e bllokojnë punimet”, deklaroi Rama.

”Në procesin e sheshit ”Xhoxh Bush” ne ligjërisiht kjo zonë nuk është në mbrojtje nuk ka bazë ligjore ministria a po IKMM-ja me i ndal punimet tona. Ne kemi kërkuar pëlqimin edhe pse nuk ka nevojë dhe prap kanë thënë jo”, shtoi Rama.

Sipas Ramës, ”Këta njerëz kanë frikë të madhe prej Përparim Ramës dhe ekipes tim se jemi duke bërë punë që nuk janë bërë asnjëherë”.


Rama: PDK dhe VV bëhen bashkë kundër kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka reaguar ashpër pas vendimit të disa asamblistëve të Kuvendit Komunal për të hequr një nen që, sipas tij, i mundësonte kryeqytetit të pastronte qytetin në mënyrë efektive.

Rama deklaroi se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe PDK-së se kanë vepruar kundër interesit publik, duke bllokuar funksionimin e mekanizmave të pastrimit për qëllime politike.

”Një grup asmableistesh të zgjedhur nga qytetarët e Prishtinës qohen me votu me hek një nen që ia mundëson kryeqytetit me pastru qytetin ia hek atë nen për me ia pamundusu pastrimin e qytetit bëhet bashkë VV dhe PDK dhe e hekin atë nen. Nuk ka logjik kjo është një privimitizëm, kta punojnë kundër qytetit të vet”, tha Rama.

”E kam parë këtë tendencë para dy viteve, dhe jam përgaditur që sot pas dy vite nuk kanë mujt me bo bërrllog”, tha Rama.


Rama: Nuk ka më sabotim, Prishtina nuk komandohet nga Reçica e bosat e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 tha se kryeqyteti nuk do të bjerë më peng i interesave politike.

Ai theksoi se ndërmarrja “Pastrimi” nuk është në rrezik falimentimi, por nuk do të lejohet më keqpërdorimi i fondeve publike dhe shfrytëzimi i punëtorëve për agjenda të errëta.

”Asnjëherë nuk kemi pasur tendencë me falimentu kompaninë ”Pastrimi”, mirëpo jo me leju keqperodrim të fondeve publike, duke i përdour punëtorët që nuk kanë faj. Prej të premtes së kaluar nuk ka shanca me na sabotu një person i vecantë ose një parti poltiike, qyteti do të jetë i pastër si pasojë e masave që i kemi marrë”, tha Rama.

Ai tutje ka shtuar se ”Zoti Reçica është një figurë që luajnë me të bosat e vet, si Uran Ismajli që i tregon çka me bo. Ky komandohet nga të tjerët”, tha Rama.


Rama: Menaxhmenti i ‘Pastrimit’ ka punësuar persona të panevojshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 ka ngritur shqetësime për menaxhimin e ndërmarrjes “Pastrimi”, duke e akuzuar për paaftësi dhe keqmenaxhim të thellë.

Ai tutje ka shtuar se, se ndërmarrja ka punësuar mbi 100 persona të panevojshëm, ndërkohë që nuk po arrin të përmbushë detyrimet bazë ndaj qytetit.

Rama tutje ka theksuar se Komuna është e gatshme të nënshkruajë kontratë të re, të bazuar në performancë dhe shërbim, por që ndërmarrja nuk ka bashkëpunuar, duke e thelluar krizën e pastrimit në kryeqytet.

”Pastrimi e ka pa që nuk mundet me menaxhu këtë proces. Kur e kemi pasur kontraten me Pastrimin, i kemi paguar rregullisht. Kanë vazhdu me punësu njerëz të panveojshem, i kanë shtuar permi 100, paguajnë njerëz me nga 1 mijë euro të panevojshem. Sa herë ata kanë qenë në nevojë ne i kemi ndihmuar me subvencione. Ne nuk kemi asnjë kontratë”, tha Rama.


Rama: Bordi i ”Pastrimit” i kapur nga PDK,  sabotim i qëllimshëm i kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 tha se ndërmarrja ”Pastrimi’ është e ”kapur nga Partia Demokratike e Kosovës” dhe po pengon funksionimin normal të shërbimeve në kryeqytet

Rama theksoi se ndonëse komuna ka kërkuar nënshkrimin e kontratave qysh në dhjetor të vitit të kaluar, bordi i ndërmarrjes ”Pastimi” nuk ka bashkëpunuar, duke e lënë Prishtinën përballë një krize të vazhdueshme të menaxhimit të mbeturinave.

Ai gjithashtu shtoi se si kryetar nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në këtë ndërmarrje, duke e përshkruar situatën si një bllokadë të pastër politike.

”Ne e kemi drejtorinë e shërbimeve politike. E kam takuar disa herë, Bedri Reçicën. Asnjëherë pastrimi i kryeqytetit nuk ka qenë në nivelin e duhur. Bordi është i kapur me PDK-në dhe natyrisht që nuk dëshiron me ndrru”, tha Rama.

”Gënjeshter totale, ne kemi kërkuar që në vitin e kaluar, në dhjetor, të vinë me nënshkru kontraten. Nuk kanë ardhë, kemi kërkuar edhe në shkurt, nuk kanë ardh edhe si mundemi me bo pagese kur nuk kemi kontratë me i bë pagesa”, tha Rama.


“Si mafia e Napolit”, Rama akuzon Uran Ismailin për katrahurën me bërllogun në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në RTV21 foli për problemin e bërllogut për çka bëri një krahasim të situatës së menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë me rastin e Napolit, duke akuzuar drejtëpërdrejt Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për sabotim të qëllimshëm të shërbimeve komunale.

”Për fat të keq një çështje puro politike, disa gjëra të cilat unë kur kam jetuar jashtë vendit kam lexuar për Napoli se qysh mafia e bërllogut e bën bërrllog sa herë që dëshiron atje se i ka të gjitha instancat në dorë ja që e njëjta po na ndodh edhe në Prishtinë ku një kryeshef një njeri i Uran Ismajlit, i PDK-së e ka në dorë fuqinë vendimmarrëse se a me kry sherbimin a jo më shumë se një kryetar i kryeqytetit. këtë ndërramjre e menagjon PDK-ja edhe kjo çështje është puro politike”, tha Rama.

Ai tutje ka shtuar se ”Kemi përgadit, kallxim penal ndaj kryeshefit dhe do ta çojmë këtë proces deri në fund”./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button