Rama i përgjigjet ministres bullgare: Hiqni VETO-n ose më duroni mua

Ministria e Jashtme Bullgare i këkon kryeministrit, Edi Rama të flasë me një gjuhë të përshtatshme për një politikan i një vendi kandidat për në BE.
Ajo ka reaguar me zemërim ndaj deklaratave të kryeministrit duke i quajtur deklaratat e Ramës si fyese, të paprovokuara dhe të ashpra, ndërsa ai e quajti vendimin e Bullgarisë për mos heqjen e vetos si një turp.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot. Nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit”, ka reaguar ajo.
Pak minuta pasi Ministria e Jashtme Bullgare i këkon kryeministrit Edi Rama të flasë me një gjuhë të përshtatshme për një politikan i një vendi kandidat për në BE, erdhi reagimi i Ramës.
“Oh! Ministrija e Jashtme Bullgare ka një problem me të folurën time! Shumë e drejtë! Edhe unë kam një çështje me mënyrën si Bullgaria do të zgjidhë çështjet bilateral duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq merreni lehtë: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!” shkruan Rama në Twitter./21Media 

Back to top button