Rama: Kosova duhet të harrojë Serbinë, le të merret Evropa me të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Kosova duhet që ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Rama tha se Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të mos e bëjë një çështje kryesore marrëdhënien dypalëshe.
Sipas tij Kosova duhet të fokusohet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga dialogu me Serbinë, pa u kushtëzuar nga veprimet e Beogradit.
“Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, ka thënë Rama. /vizionplus.tv
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?