Përfaqësuesi i UNMIK-ut në OKB: Kosova e Serbia t’i shmangin masat që gërryejnë mirëbesimin

Zëvendëspërfaqësuesi Special i OKB-së në Kosovë, Milbert Dongjoon Shin tha se Kosova dhe Serbia duhet të shmangin masat të cilat mund të gërryejnë mirëbesimin.
“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të shmangim masa që mund të gërryejnë mirëbesimin dhe inkurajojmë palët që të trajtojnë çështjet e mbetura në mirëbesim”, deklaroi ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.