Rama: Kryeqyteti i gatshëm për të iu dalë në ndihmë komunave të prekura nga vërshimet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emër të kryeqyteit ka shprehur gatishmëri për të iu dalë në ndihnmë komunave që janë prekur nga vërshimet.
“Ndjehem i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve. Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve.”, shkruar Rama në Facebook.
Rama ka shtuar se gjendja në vendbanimet e Komunës së Prishtinës është stabile.
“Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës.Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin.”, ka përfunduar Rama./21Media

Back to top button