Rama: Ksamili, destinacioni i preferuar i turistëve
Ai thotë se turizmi është një ndër faktorët kryesor të rritjes ekonomike
Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama si zakonisht mëngjesin e ka filluar me në postim të publikuar në “Facebook”. Por, kësaj here ai postoi një fotografi të plazhit të Ksamilit.
Sipas tij ky plazh është një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%.”, ka shkruar Rama./21Media