Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama në konferencë me Starmer: Nëse marrëveshja me Italinë funksionon, modeli do të aplikohet në vende të tjera

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Tiranë Kryeministrin britanik Keir Starmer, në kuadër të një vizite që përforcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë konferencës së përbashkët për mediet, dy liderët diskutuan mbi forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe mbi perspektivën e thellimit të marrëdhënieve. Starmer theksoi rëndësinë e veprimit konkret përballë sfidave, ndërsa Rama vlerësoi modelin e bashkëpunimit me Italinë për emigrantët, si një shembull që mund të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit.

Diskutuam se si të punojmë së bashku për çështje të aktiviteteve të tjera kriminale. Ky model i veçantë ka qenë më efektivi dhe kryeministri dhe unë mendojmë njësoj, në kuptimin që nuk preferojmë të flasim për problemin dhe t’i biem rreth e rrotull, por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim atë. Ky është qëllimi i task forcës.”, tha Starmer

Modeli që kemi sjellë në Shqpëri në bashkëpunim me Italinë, është një model i cili kërkon kohën e vet për tu testuar dhe është një model që në rast se funksionon mund të replikohet në vende të tjera të rajonit. Nëse rezultati i modelit do të jetë pozitiv nuk ka arsye që të mos ketë disponim nga ana e vendeve të tjera. Ne kemi diskutuar edhe për Samitin që do të bëhet në Londër në tetor për Procesin e Berlinit ku Britania do të mikpresë procesin. Në Samitin e Londrës vendet e rajonit do të kenë një dritatre për të diskutuar për marrëdhënien mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Rama

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button