Rama në Paris, takohet me Unionin e Sipërmarrësve të Francës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Paris, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Vetëm pak më parë kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku tregon takimin me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.
Rama ka zhvilluar një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.