Rama në Turqi, pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ditën e sotme po zhvillon një vizitë në Turqi, është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Pas shtrëngimit të duarve, kreu i qeverisë shqiptare së bashku me kreun e shtetit në Turqi nderuan himnin kombëtar shqiptar dhe atë turk.

Më herët, kreu i qeverisë zhvilloi një vizitë në në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, ku nderoi figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë.

Back to top button