Policia publikon fotot e një personi, kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për dy raste të vjedhjeve.
Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarit, derisa ka apeluar te qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.