Rama nga Beogradi: Sot që flasim, në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje të energjisë elektrike

Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp në Beograd tha se përmes nismës Ballkani i Hapur po mundohen të përgatiten për krizën energjetike, përcjell TV21. Rama derisa po fliste për reduktimet e mundshme si pasojë e mungesës së rrymës elektrike, përmendi Kosovën.
“Këtu në Ballkan, në të gjitha vendet tona, nuk është që kemi pasur dimra të lehtë, sot që flasim, në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje të energjie, ky është fakt, por në ndërkohë edhe në vendet si Britania e madhe, si Franca dhe Gjermania po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë elektrike”, tha mes tjerash Rama duke apeluar deri tek BE që mos të përsërisë “turpin” me vendet e Ballkanit si në kohën e pandemisë./tv21

Back to top button