Konfirmohet numri i Aubameyang-ut te Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang do të bartë fanellën me numrin 9 te Chelsea pas transferimit të tij nga Barcelona, të veshur më parë nga Romelu Lukaku.
Pas largimit nga Arsenali, Aubameyang u rikthye në Premier Ligë në ditën e fundit të merkatos verore pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me Chelsean.
Ai mori fanelën me numrin 9, e cila historikisht është dëshmuar se është një peshë mbi supet e emrave të mëdhenj në “Stamford Bridge”.
Premier Liga është kampionat i njohur për ndërkombëtarin e Gabonit, pasi ai ka kaluar katër vjet me Arsenalin, duke shënuar 92 gola në 163 paraqitje gjatë asaj periudhe.

Back to top button