Rama nga IRDK premton bursa për studentët e komunitetit egjiptian

Valmir Rama nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur për programin e tyre zgjedhor.

Njëra ndër pikat kryesore të programit të tyre është arsimi, për çka Rama tha se do të dhurohen bursa.

”Nëse flasim veç për komunitetin egjiptian pjesmarrja në shkolla është e kënqashme, por nëse i përfshijmë të gjitha komunitetet atë egjiptian, romë dhe ashkali, e kemi një ndarje dhe jo një numër të kënaqëshm që e vijojnë mësimin. Përmes bursave për studentë dhe nxënësit e shkollave të mesme, kjo të kalohet dhe shkollimi të bëhet që në të ardhmen ata ta gjejnë vetën në tregun e punës”, tha Rama.

Ai tutje tha se për nxënësit që e kanë shkollën larg banimit të tyre të mundësohet transporti falas.

”Ai tutje tha se për nxënësit që e kanë shkollën larg banimit të tyre të mundësohet transporti falas përmes kësaj ne mundësojmë që secili nxënës të jetë në shkollë dhe ta kryej arsimimin e obligueshem që është në Kosovë”, tha Rama./21Media

Back to top button