Rama: Nuk do ketë më izolim, rritje pagash për mjekët e infermierët

 

Me gjithë rëndimin e situatës së pandemisë, me rritjen e vazhdueshme të numrit të të infektuarëve dhe jetëve të humbura, qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë nuk ndryshon, vendi nuk do të rifutet në karantinë.

Qeveria tha Edi Rama është e angazhuar të bëjë gjithçka në përballjen me koronavirusin, përveç një gjëje, ta vrasë me çifte virusin.

Në takimin me bluzat e bardha të spitalit infektiv të Tiranës, Edi Rama shkoi me premtimin se nga Janari i 2021-it, paga e mjekëve dhe infermierëve do të jetë disa herë më e lartë.

I vetëdijshëm se numri i të infektuarëve do të vazhdojë të rritet, kryeministri lajmëroi si masë mbrojtëse rezervimin e vaksinave kundër Covid-it.

Tjetër masë e premtuar në përballjen përhapjen e infeksionit është edhe shtimi i strukturave spitalore si pritëse dhe trajtuese për pacientet, mbartës të koronavirusit./vizionplus

Back to top button