Rama paralajmëron qytetarët dhe ndërtuesit: Do të gjobiteni nëse hidhni mbeturina

Kryetari i Prishtinës , Përparim Rama ka paralajmëruar qytetarët por edhe punonjësit ndërtues se do të gjobiten në rast se hedhin mbeturina nga ndërtesat.
“Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi.
Siç ju e dini, është e NDALUAR rreptësisht hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë (shih fotot). Mos i hedhni mbeturinat nga dritaret, sepse rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten. “, shkroi Rama në Facebook.
Ai përmendi një rast të gjobitjes së një kompanie të ndërimit për një veprim të tillë të një punonjësi.
“Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njejtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, përfunoi kreu i Komunës së Prishtinës./21Media